Ministri turk i Thesarit dhe Financave, Mehmet ÅžimÅŸek tha se Türkiye paraqiti performancën më të mirë të të gjitha kohërave në turizëm vitin e kaluar.

ÅžimÅŸek bëri një postim nga llogaria e tij në median sociale lidhur me statistikat e turizmit për vitin 2023.

Ai vuri në dukje rrjedhën pozitive të të dhënave duke potencuar se "Në vitin 2023 ne paraqitëm performancën më të mirë të të gjitha kohërave në turizëm".

Ministri ÅžimÅŸek tërhoqi vëmendjen se numri i personave që vizituan Türkiyen arriti në 57.1 milionë me një rritje vjetore prej 11.1 për qind dhe se kjo ka tejkaluar objektivin për fundin e vitit i cili ishte 56.7 milionë.

"Të ardhurat nga turizmi me 54.3 miliardë dollarë kanë mbetur nën objektiv i cili ishte 55.6 miliardë dollarë. Sipas programit afatmesëm, me vazhdimin e rrjedhës së fortë pritet që këtë vit numri i vizitorëve të rritet në 59.4 milionë ndërsa të ardhurat nga turizmi në 59.6 miliardë dollarë. Objektivi ynë për vitin 2028 është që me 82.3 milionë vizitorë të arrijmë 100 miliardë dollarë të ardhura nga turizmi", tha ÅžimÅŸek./aa