Grupi vullnetar parlamentar për Popullsinë dhe Zhvillimin i mbështetur nga Qendra për Popullsi dhe Zhvillim, ACPD.al pjesë e rrjetit IPPF, organizoi aktivitete sensibilizuese në ambientet e Shkollës së Mesme Artistike “Jan Kukuzeli” dhe në Qendrën Shëndetësore Nr.1 në qytetin e Durrësit, në kuadër të fushatës për vaksinën e HPV-së për moshat 14-20 vjeç.
Në këtë aktivitet morën pjesë zv/kryetarja e Kuvendit, Ermonela Felaj, kryetarja e grupit vullnetar parlamentar për Popullsinë dhe Zhvillimin, Klodiana Spahiu, anëtarët e këtij grupi, Zheni Gjergji, Ilda Dhori, Ilirian Pendavinji, Elona Gjebrea, Drejtore e Qendrës Shqiptare për Popullsi dhe Zhvillim, dhe dhe përgjegjësja e programit të vaksinimit të Institutit të Shëndetit Publik, Rovena Daja, të cilët dhanë mesazhet e tyre me qëllim promovimin e vaksinës së Papiloma Virus, vaksinë e cila parandalon kancerin e qafës së mitrës.
Grupi parlamentar vullnetar për Popullsinë dhe Zhvillimin, më tej zhvilloi edhe një vizitë në ambientet e Qendrës Shëndetësore Nr.1 për të ndjekur më nga afër procesin e vaksinimit.
Në mbledhjen e fundit ku u miratua edhe kalendari i punës së grupit deri në qershor 2024, u vendos që të organizohen disa vizita dhe takime në terren në lidhje me shëndetin riprodhues, edukimin seksual në shkolla dhe ecuria e vaksinimit kundër Papiloma Virus./ata