10 përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile, Këshillave Vendorë të Sigurisë Publike, nga Ministria e Brendshme dhe Policia e Shtetit, zhvilluan një vizitë në Zagreb të Kroacisë, për të shkëmbyer praktikat dhe strategjitë më të mira gjatë hartimit e zbatimit të nismave ndërgjegjësuese lidhur me armët e zjarrit, në nivelin vendor dhe kombëtar.

Vizita studimore u organizua si pjesë e projektit të Prezencës së OSBE-së “Asistencë për autoritetet e Republikës së Shqipërisë për uljen e rrezikut të përhapjes dhe keqpërdorimit të armëve të vogla dhe të lehta”, që financohet nga BE, Franca dhe Gjermani.

Vizita u mundësua falë mbështetjes së Policisë së Kroacisë dhe Kryqit të Kuq të Zagrebit./ata