Të paktën 3 persona janë plagosur në një sulm me thikë në stacionin e trenit në kryeqytetin e Francës, Paris.

Sipas mediave franceze, sulmi me thikë është kryer nga një person mëngjesin e sotëm në orën 08:00 sipas kohës lokale në stacionin Lyon në Paris.

Personat e plagosur në sulm janë dërguar në spital ndërsa një prej tyre është në gjendje të rëndë.

Ende nuk është bërë ndonjë deklaratë lidhur me arsyen e sulmit nga 32-vjeçari i dyshuar i cili është ndaluar nga policia./aa