Mbi 3 mijë ferma janë pajisur me regjistrin për regjistrimin e produkteve për mbrojtjen e bimëve.
Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj bëri të ditur sot se krijimi i regjistrit për regjistrimin e produkteve për bimëve mjekësore rrit sigurinë e përdorimit të Produkteve për Mbrojtjen e Bimëve (PMB) në nivel ferme, me angazhimin për të fuqizuar sigurinë ushqimore nga ferma në tavolinë.
“Pajisja me regjistrin e fermës, i orienton fermerët drejt zbatimit të praktikave më të mira të prodhimit, për një gjurmim efikas të produkteve me qëllim rritjen e cilësisë, vlerës së prodhimit bujqësor dhe të ardhurat e fermerëve tanë, duke garantuar njëkohësisht produkte të sigurta për konsumatorët”, tha Denaj.
Regjistri i Fermerit është mjeti që siguron gjurmueshmërinë e prodhimeve bujqësore, me destinacion tregun vendas e më gjerë.
Me anë të këtij dokumenti, konsumatorët do të jenë më të sigurt pasi fermerët regjistrojnë të dhënat për produktet e mbrojtjes së bimëve (PMB) të përdorura në fermë si dhe numrin e datat e spërkatjes, të cilat janë protokolle thelbësore për sigurinë ushqimore dhe rritjen e besueshmërisë së eksporteve shqiptare./ata