Përveçse profesionistë dhe të dedikuar për t’i shërbyer qytetit, efektivët e Policisë Bashkiake kanë treguar se janë së pari dhe qytetarë model.

Ata i janë bashkuar fushatës së solidarizimit duke vijuar traditën e dhurimit të gjakut në ndihmë të personave në nevojë.

Djem dhe vajza të Policisë Bashkiake kanë dhuruar këto ditë gjak në ndihmë të personave që kanë nevojë për të.

Policia Bashkiake e Tiranës ka ndërmarrë një sërë nismash solidarizimi me njerëzit në nevojë./ata