Kryeministri Edi Rama deklaroi sonte në një intervistë televizive se, marrëdhëniet e tij me homologun Albin Kurti janë shumë të mira, duke i cilësuar takimet e tyre “frymëzuese”.

 

“Shqiptarët duhet të bashkohen. Po, sigurisht që të njëjtën gjë do edhe Albini por, rrugën se si shkohet deri atje unë e mendoj ndryshe, Albini e mendon ndryshe“, theksoi Kryeministri.

 

I pyetur lidhur me situatën në Kosovë, Rama u shpreh se, “nuk dua të hyj në një çështje e cila është çështje e shpatullave të Kryeministrit dhe autoriteteve në Kosovë. Dihet botërisht që unë kam idetë e mia dhe qasjen time, qëllimi është i njëjtë, mendoj që Serbia duhet të njohë Kosovën, dhe të kërkojë falje dhe në fund të këtij procesi shqiptarët duhet të bashkohen”.

 

“Shqiptarët duhet të bashkohen. Po, sigurisht që edhe të njëjtën gjë do dhe Albini por, rrugën se si shkohet deri atje unë e mendoj ndryshe, Albini e mendon ndryshe. Por është Albini Kryeministri i Kosovës dhe i duhet të zgjedhë, unë i uroj të gjitha të mirat dhe suksese dhe realisht e realizoftë se ndoshta jam unë gabim”, tha Rama.