Mbi 14 mijë shtetas shqiptarë që jetojnë jashtë vendit kanë deklaruar adresën e tyre jashtë vendit.
Drejtori i Përgjithshëm i Gjendjes Civile, Vangjysh Stavro, gjatë seancës dëgjimore që u zhvillua në Komisionin e posaçëm për Reformën Zgjedhore bëri të ditur shifrat e deklarimit të adresës për shtetasit shqiptarë që jetojnë jashtë mundësohet prej dhjetorit 2020, përmes e-Albania.
“Kemi informacion dhe për adresën brenda vendit dhe për adresën jashtë vendit. Kemi 14127 deklarime adresash prej 2020-ës . Procesi është që shtetasi deklaron adresën dhe pastaj ka një kohë prej 3 ditësh zyra e Gjendjes Civile që duhet ta përpunojë“, tha Stavro.
Sipas kreut të DPGJC, nga këta 7081 janë meshkuj dhe 7046 femra.
“Në numrin e regjistrimeve kryeson Greqia dhe Italia, me afërsisht 4800 Greqia dhe 4300 Italia, pastaj Gjermani, por kemi edhe deklarimi nga Bjellorusia, Xhamajka, Zelanda e Re, etj”, tha Stavri.
Zyrat e Gjendjes Civile përpunojnë të dhënat, i administrojnë dhe përditësojnë dhe përveç këtyre edhe elementët zgjedhorë që përcaktojnë qendrën e votimit që do të paraqiten shtetasit në zgjedhje.
Në zgjedhjet e fundit ka pasur 3 6 50 550 zgjedhës./ata