Prokurorët suedezë njoftuan të mërkurën se do të mbyllin hetimet për shpërthimet në tubacionet e gazit Nord Stream 1 dhe 2, duke konfirmuar raportet e mëparshme të mediave.

“Përfundimi është se ai nuk bie nën juridiksionin suedez dhe për këtë arsye hetimi duhet të mbyllet”, tha Zyra e Prokurorisë suedeze në një deklaratë.

Tubacionet shumë miliarda dollarëshe Nord Stream, të cilat transportojnë gaz natyror rus në Gjermani nën Detin Baltik, u çanë si pasojë e një sërë shpërthimesh në ujërat suedeze dhe daneze në shtator 2022.

Policia daneze tha se tubacionet u goditën nga shpërthime të fuqishme dhe hetuesit suedezë konfirmuan se gjurmët e eksplozivëve të gjetur në vendngjarje tregonin për sabotim.

Suedia, Danimarka dhe Gjermania kanë nisur hetime të veçanta për shpërthimet.

Hetimet daneze dhe gjermane janë ende në vazhdim.

Nëse nuk gjenden prova përfundimtare nga hetimet e tjera, misteri që qëndron pas një prej akteve më të guximshme të sabotimit të infrastrukturës në historinë moderne mund të mbetet i pazgjidhur.