Sindikata e Fermerëve të Bashkuar protestoi sot para Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural për të kërkuar më shumë mbështetje.

Në një pankartë të madhe, ata kanë parashtruar kërkesat e tyre për barazim të TVSH-së për produktet bujqësore, rimbursim për çdo litër qumësht; naftë pa taksa për mjetet bujqësore, faturë TVSH me çmim real nga pika e grumbullimit ditën e dorëzimit të produktit, subvencionim për produktet organike dhe subvencionin për farat dhe fidanët.

Fermerët kanë paralajmëruar se do të nisin protesta gjatë gjithë muajit shkurt nëse nuk merren masa për kërkesat e paraqitura nga ata.
 
Fermerët, njoftuan se do të nisin protestën të shtunën nga Korça dhe më pas në mbarë vendin./ata