Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj takoi sot Octavian Şerban, ambasadorin e Rumanisë në Shqipëri, me të cilin diskutoi për zgjerimin e bashkëpunimit dypalësh në fushën e bujqësisë.
“Diskutuam për intensifikimin e marrëdhënieve tregtare mes vendeve tona, për të rritur praninë e produkteve shqiptare në tregun e Rumanisë”, tha Denaj.
Gjithashtu vijoi ajo, edhe për shkëmbimin e ekperiencave për të përfituar nga shembulli i mirë i Rumanisë në mekanizimin dhe përdorimin e teknologjisë në bujqësi./ata