Së shpejti në Tiranë do ketë një ambasadë të re, ajo e Azerbajxhanit. Kjo u njoftua nga kryeministri Rama në urimin e tij për rizgjedhjen e Alijevit si president i këtij vendi.
“Urime të përzemërta mikut tim të dashur Ilham Aliyev për rikonfirmimin e tij si lider i padiskutueshëm i Azerbajxhanit mik, një vend i mrekullueshëm me njerëz të zellshëm, punëtorë, të cilët, nën udhëheqjen e tij, po bëjnë hapa të mëdhenj përpara! Mezi pres të ndihmoj në hapjen e Ambasadës së re Shqiptare në Baku shumë shpejt”, shkruan i pari i qeverisjes.
Kujtojmë se me ndërhyrjen e presidentit turk Erdogan, Alijev ka kthyer sytë nga Shqipëria në ndërtimin e një rafinerie te ne. /teheshi.com/