Shqipëria po zgjeron sipërfaqet e mbjella me ullinj ndërsa prodhimi i vajit të ullirit “Made in Albania” po njeh rritje nga viti në vit.
 
Fabrika e vaji të ullirit “Shkalla”, është një nga bizneset që prodhon vaj ulliri për eksport.
 
E krijuar në vitin 1996 nga Shpresa Shkalla, kjo fabrikë është duke punuar me përkushtim për të sjellë pranë konsumatorit vajin e ullirit ekstra të virgjër, organik.
Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj, solli shembullin e këtij biznesi që “prodhimin në fabrikë e integron me teknologji moderne dhe traditën për të sjellë një produkt unik, me cilësi të lartë që shkon në tregun vendas dhe për eksport në Gjermani dhe Zvicër”.
 
Vaji i ullirit “Shkalla” do të jetë pjesë e stendës shqiptare në panairin Biofach 2024, në Gjermani, një mbështetje e qeverisë për të promovuar produktet lokale drejt tregjeve të reja të eksportit./ata