Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj zhvilloi një takim me ambasadorin e Italisë, në vendin tonë, Fabrizzio Bucci.

Denaj bëri të ditur se gjatë takimit u fol për projektet e përbashkëta Shqipëri-Itali në shërbim të fermerëve tanë.

“Përmes projektit PROMAS të mbështetur nga qeveria Italiane, synojmë përmirësimin e zinxhirit të vlerës për vajin e ullirit, nga certifikimi i fidanëve deri në aplikimin e praktikave më të mira agronomike, për të përmirësuar cilësinë e prodhimit dhe produktivitetin, si dhe qëndrueshmërinë ekonomike të sektorit”, tha ministrja Denaj.

Ministrja informoi se u ra dakord tërritet bashkëpunimi edhe në fushën e peshkimit, duke vijuar punën për lançimin e projektit të përbashkët “Blu Economy”, për ndërtimin e moleve të reja të peshkimit, përmirësimin e kushteve të tregut, higjenës dhe sigurisë ushqimore.

“Projektojmë bujqësinë shqiptare me më shumë investime, teknologji moderne, ekspertizë dhe standarde për akses në tregje elitare me vlerë të lartë”, tha ministrja./ata