Inspektorati Shtetëror Teknik dhe Industrial vijon kontrollet në terren për të verifikuar e garantuar kushtet teknike të ruajtjes dhe tregtimit të gazit të lëngshëm.
Sipas të dhënave të publikuara nga ISHTI, për periudhën tetor 2023 -janar 2024 janë kryer në shkallë vendi 272 kontrolle.
Për shkeljet e evidentuara, inspektorët kanë dhënë masa në 3 autogaze për heqjen, boshatisjen dhe çmontimin e gazit.
Në 2 autogaze të boshatisur kanë dhënë masën për t’i hequr nga skema duke shkëputur aparatin e shitjes.
Ndërsa për 18 autogaze të tjerë është tërhequr vëmendje për përmirësimin e kuadrit të sigurisë dhe normave teknike.
Inspektorët e ISHTI-t njoftojnë se, do të jenë në të gjithë vendin për kontrollin e pikave të shitjes, në funksion të rritjes së sigurisë duke garantuar tolerancë zero për çdo rast në shkelje të ligjit./ata