Është mbyllur pas më shumë se 4 orësh Asambleja Kombëtare e PS-së.

Ndërkohë, Asambleja Kombëtare e PS-së do të ketë një tjetër mbledhje më 16 Mars.

Mësohet se asambleja e 16 Marsit do zhvillohet në qytetin e Durrësit.

Në këtë asamble PS ka qenë e fokusuar në gjendjen të cilën ndodhet baza socialiste, kryeministri Edi Rama ka bërë një kërkesë.

“Askush prej jush mos të më thotë se Partia Socialiste do të vijojë të fuqizohet përmes punësimeve”, zbulohet të ketë thënë kryeministri.

Rreth 400 anëtarët e Asamblesë, përfshi kryeministrin Rama, ministrat dhe deputetët ishin pjesë e takimit të sotëm me dyer të mbyllura të Asamblesë së PS.