Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka lexuar pretencën për Fredi Belerin, kryetar i zgjedhur i bashkisë së Himarës dhe mikun e tij Pandeli Kokaveshi, të cilët akuzohen për veprën penale të blerjes së votës.

Për Fredi Belerin, Prokuroria kërkoi 2 vite e 6 muaj burgim, ndërsa për Kokaveshin u kërkua dënimi me 2 vite burgim. Për Kokaveshin, në rast se Gjykata pranon dënimin, do të konvertohet në katër vite në shërbim prove për shkak të gjendjes shëndetësore.

“Gjykata nuk pranoi asnjë nga provat tona. Asnjë akt ekspertimi, duke pranuar vetëm provat e manipuluara nga prokuroria”, tha avokati i Fredi Belerit, në një prononcim për mediet./ata