Ambasadori britanik, Alastair King-Smith zhvilloi diskutime produktive me kryetaren e Gjykatës Kushtetuese, Holta Zaçaj, njoftoi sot Ambasada britanike në Tiranë.

Ata diskutuan mbi progresin pozitiv të arritur gjatë vitit 2023, siç theksohet në raportin vjetor të Gjykatës dhe perspektivën për Reformën e Drejtësisë në Shqipëri.

Ata theksuan rëndësinë e zbatimit të plotë dhe të shpejtë të vendimeve të Gjykatës Kushtetuese, për të mbështetur sundimin e ligjit dhe aspiratat e qytetarëve shqiptarë.

Ata ranë dakord të intensifikojnë bashkëpunimin mes Gjyqësorit të Shqipërisë dhe Mbretërisë së Bashkuar./ata