Drejtoresha e re e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit (ONM) Valentina Superti, gjatë vizitës zyrtare që po zhvillon në vendin tonë, zhvilloi një takim me organet e Vetting-ut në Tiranë.

“Takim shumë i mirë”, u shpreh Superti.

Ajo e cilësoi shumë të rëndësishëm përfundimin e procesit të Vetting-ut dhe vijimin e zbatimit të Reformës në Drejtësi.

“Është e rëndësishme të përfundojë Vetting-u dhe të vazhdojë zbatimi i Reformës në Drejtësi, në të mirë të qytetarëve shqiptarë”, tha drejtoresha e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, Valentina Superti./ata