Shtabi i Përgjithshëm i Ukrainës tha se kanë shkatërruar anijen e madhe zbarkuese "Caesar Kunikov" të Flotës ruse të Detit të Zi.

Në një deklaratë me shkrim nga Shtabi i Përgjithshëm i Ukrainës thuhet se me bashkëpunimin e Forcave të Armatosura të Ukrainës dhe njësive të Drejtorisë Kryesore të Inteligjencës së Ministrisë së Mbrojtjes, u shkatërrua anija e madhe zbarkuese "Caesar​​​​​​​ Kunikov" e Flotës së ruse të Detit të Zi.

Në deklaratë thuhet se në momentin kur u shkatërrua anija ndodhej në ujërat e Ukrainë në afërsi të vendbanimit Apluka që ndodhet në Krime./aa