Katër persona u plagosën rëndë nga zjarri që shpërtheu në orët e natës në një spital në Berlin, duke përfshirë një pacient që pësoi lëndime të rrezikshme për jetën, njoftuan autoritetet, ndërsa një person u arrestua në lidhje me zjarrin.

 

Zjarri në katin e tretë të Klinikum am Urban në kryeqytetin gjerman është shuar herët në mëngjesin e së hënës, sipas shërbimit zjarrfikës. Tre pacientë kanë mbetur të plagosur rëndë dhe një infermiere, mes tyre edhe një pacient që ka ngecur në ashensor dhe jeta e të cilit është në rrezik.

 

Dyzet persona u evakuuan pasi tymi u përhap nëpër ndërtesë.

 

Zjarrfikësit thanë se zjarri kishte filluar pas djegies së shtretërve në korridor, por nuk ishte menjëherë e qartë se si ata morën flakë, raportoi agjencia gjermane e lajmeve DPA. Policia tha se një person u arrestua dhe nuk mund të përjashtohej zjarrvënia e qëllimshme.