Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve Admir Abrija ka dhënë dorëheqjen. Ministria e Drejtësisë ka konfirmuar për Agjencinë Telegrafike Shqiptare vendimin e marrë nga drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve. Sipas burimeve, Abrija ka dhënë dorëheqjen për arsye personale.
Admir Abrija e mbante këtë post që prej dhjetorit të vitit 2021. Abrija ishte pasues i Agim Ismailit në krye të Drejtorisë së Burgjeve, me propozim të ministrit të Drejtësisë Ulsi Manja./ata