Kryeparlamentarja Elisa Spiropali, duke folur sot në Forumin Rajonal për Antikorrupsionin, për incidentet e ndodhur në seancën plenare të së hënës në Kuvend, ku u tentua të goditej nga deputetë të opozitës me këmbën e një karrigeje, por edhe me shishe uji.

“Dje vonë në mbrëmje një grup nga stafi mbështetës i Kuvendit më bëri dhuratën më interesante dhe më të pakëndshme që kam marrë ndonjëherë. Një copë druri brenda një kornize xhami. Copa e drurit, këmba e karriges, që një eksponent i opozitës e hodhi drejt meje për të më goditur. E di që më ruajti fati dhe paaftësia e goditësit për të më qëlluar në shenjë. Si njeri e kam falur, si politikane nuk mund të mos them dy fjalë: Pse kjo egërsi? Pse edhe në vendin ku duhet të mbretërojë dialogu dhe arsyeja dhe jo instinkti primitiv thirret në ndihmë dhuna e verbër? Nuk kemi as mundësi, as kohë të shtjellojmë arsyet. Po ju them vetëm rolin balancues të pushtetit gjyqësor. Ka ndodhur këtu ku prokurorët e përgjithshëm të këtij vendi shiheshin si vartës, trajtoheshin si kundërshtarë dhe luftoheshin si armiq”, tha Kryetarja e Kuvendit.

Spiropali tha se, “axhenda politike dhe strategjia e gabuar e ca të paktëve nuk e ka rreshtuar në krahun e duhur. Do ta mbaj ca kohë në zyrë atë kornizën e xhamtë me brenda copën e drunjtë që u hodh egërsisht kundër meje e Kuvendit të Shqipërisë dhe do e marr në shtëpi ta kem si kujtim të keq apo të mirë”.

“Beteja e karrigeve në emër të karriges së pushtetit është vetëm një nga shfaqjet e shëmtuara të dhunës që duhet patjetër të tejkalohet”, tha ajo./ata