Ministria Ruse e Shëndetësisë njoftoi se gjashtë persona humbën jetën në sulmin që ushtria e Ukrainës kreu kundrejt qytetit Belgorod.

Zv/ministri i Ministrisë së Shëndetësisë së Rusisë, Alexey Kuznetsov, në një deklaratë për gazetarët tha se ushtria e Ukrainës kreu sulm ndaj një marketi në qytetin Belgorod.

Pasi ndau informacionin se në sulm humbën jetën 6 persona, përfshirë një fëmijë, dhe se u plagosën 15 të tjerë, Kuznetsov shtoi se me udhëzim të ministrit të Shëndetësisë, Mikhail Murashko, në Belgorod u dërgua ekip shëndetësor dhe se është siguruar mbështetje mjekësore për të plagosurit.

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Rusisë, Maria Zakharova, në një deklaratë bëri të ditur se "sulmi është akt terrorist" dhe se këtë do ta sjellin në rendin e ditës në institucionet ndërkombëtare, përfshirë Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

Në anën tjetër, në deklaratën e bërë nga Ministria ruse e Mbrojtjes thuhet se Ukraina ka tentuar të sulmojë me multi-raketahedhësin RM-70 "Vampir" elementët në territoret ruse.

Po ashtu në deklaratë transmetohet se sulmi u parandalua dhe se 14 raketa u goditën mbi rajonin Belgorod nga sistemet ruse të mbrojtjes ajrore./aa