Kompania e teknologjisë "Google" hapi qendrën e saj të kërkimit dhe zhvillimit në Paris e cila do të kryejë studime në fushën e inteligjencës artificiale.

Sipas mediave franceze, më shumë se 300 inxhinierë dhe studiues, përfshirë ekipet e zhvillimit të shërbimit të Youtube dhe Chrome, do të punojnë në qendrën kërkimore në Paris.

Hapjen e qendrës që do të punojë në inteligjencën artificiale e bëri drejtori ekzekutiv i "Google"-s, Sundar Pichai.

Qendra, buxheti i së cilës është planifikuar të jetë 300 milionë euro, synon të prodhojë modelet e saj gjuhësore me kontributin e studiuesve që kanë punuar më parë në kompani teknologjike si Facebook, Google dhe Apple.

Kompanitë e teknologjisë që aktualisht kanë qendra kërkimore në fushën e inteligjencës artificiale në Francë përfshijnë Fujitsu me bazë në Japoni, Samsung me bazë në Kore, IBM me bazë në SHBA dhe platformën e mediave sociale Facebook./aa