ryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Holta Zaçaj ka reaguar pas takimit një ditë më parë që Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken zhvilloi me krerët më të lartë të institucioneve të drejtësisë në kuadër të vizitës së tij të parë zyrtare në Shqipëri

“Gjatë takimit, Blinken, rinkonfirmoi mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në hapat për reformën në drejtësi duke e cilësuar vijueshmërinë e saj si kyçe për zbatimin e shtetit të së drejtës, demokracinë dhe zhvillimin e vendit”, thuhet në reagimin e publikuar në rrjetet sociale të Gjykatës Kushtetuese.

Blinken u takua një ditë më parë me drejtuesin e SPAK, Altin Dumani, Kryetaren e Gjykatës Kushtetuese Holta Zaçaj, Kryetarin e Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi dhe kryetarin e ILD-së, Artur Metani./ata