Në qytetin e Shkodrës vijojnë përgatitjet për festimin e karnavaleve nga 23-25 shkurt.

Kryetari i bashkisë së Shkodrës, Benet Beci ndau në rrjetet sociale momente nga puna për organizimin e Karnavaleve.

“Një grup shumë i madh fëmijësh, të rinjsh e të rriturish janë përfshirë në atmosferën e Karnavaleve: nxënës e mësues, artistë, instrumentistë e akrobatë, artizanë e  bejtexhinj, punonjës të hotelerisë e kulinarisë, fotografë e dizenjues…të gjithë me pasionin për t’i dhuruar Shkodrës një fundjavë plot ngjyra, humor, shpoti e shpresë”, shkruan Beci.

Beci tha se “ditë pas dite do t’ju zbuloj nga pak, por shijen e vërtetë ejani merreni në Shkodër”.

Shkodra është qyteti që e ka festuar më herët Karnavalen. Fesimet e para i përkasin gjysmës së dytë të shekullit XIX, saktësisht vitit 1860, duke krijuar një traditë solide që vazhdoi deri në vitin 1946, ku për shkak të regjimit komunist, u ndalua së festuari për t’u rikthyer sërish si traditë pas viteve ’90./ata