Rinaldo Gjolaj, themeluesi i “Alpine Bees” në Torovicë dhe Anjela Goraj që drejton “Vila Alpini” në Razmë, janë dy të rinj të talentuar nga Lezha që kanë krijuar sipërmarrjet e tyre.

Delegacioni i Bashkimit Evropian në Tiranë i krijoi mundësinë të rinjve nga Lezha të vizitojnë nga afër këto dy sipërmarrje.

Ndalesa e parë ishte “Alpine Bees”, vendosur në zemër të Torovicës.

Rinaldo ndau me të rinjtë udhëtimin e tij sipërmarrës dhe sesi me mbështetjen e programit ‘EU4Innovation’, “Alpine Bees” tani ka sisteme të automatizuara të monitorimit të koshereve dhe peshimit.

Një orë e gjysmë larg me makinë, Anjela mirëpriti të rinjtë në “Vila Alpini” në Razmë, një bujtinë komode e mbështetur nga projekti ‘Rural You’.

Për Anjelën, “Vila Alpini” është më shumë se një biznes; është një angazhim ndaj vendit të saj, duke siguruar që kjo zonë e bukur të lulëzojë dhe të ruajë identitetin./ata