Shkodra po bëhet gati të nisë muajin e madhërishëm të Ramazanit, ku besimtarët myslimanë nisin agjërimin.

Kryeministri Edi Rama ndau pamje nga Shkodra e cila është zbukuruar me drita dhe simbolet e fesë myslimane, ku mbizotërojnë ylli dhe hëna.

Dita e parë e Ramazanit është me 11 mars dhe muaji i agjërimit zgjat deri më 9 prill. Më 10 prill besimtarët myslimanë festojnë Fiter Bajramin.

Këto zbukurime i kanë dhënë qytetit një pamje magjike dhe të paqtë, e cila duket dhe si një shenjë nderimi për besimtarët myslimanë dhe sakrificën e tyre gjatë këtij muaji, siç është agjërimi.

Fillimi i muajit të agjërimit përcaktohet në bazë të lëvizjes së Hënës, e cila për të gjithë myslimanët në çdo cep të botës përcjell drejtësi, apo një harmonizim për ta kryer sa më të plotë këtë muaj të begatë.

Përveç vlerave shpirtërore e morale, agjërimi ka gjithashtu edhe një vlerë shoqërore shumë të madhe, atë të bashkimit të njerëzve mes tyre dhe kontributit për ata që janë në nevojë./ata