Të rinjtë sot marrin një bollëk historish suksesi përmes medieve sociale, që nxisin angazhimin e tyre në tregun e punës.
 
Zyra e BE në Tiranë, i krijoi mundësinë disa të rinjve të talentuar nga Lezha të shikojnë nga afër arritjet e dy sipërmarrësve të rinj nga zona e tyre.
 
Rinaldo Gjolaj, është themeluesi i Alpine Bees në Torovicë dhe Anjela Goraj drejton Vila Alpini në Razmë.
 
Alpine Bees, e vendosur në zemër të Torovicës. Rinaldo ndau me të rinjtë udhëtimin e tij sipërmarrës dhe sesi me mbështetjen e programit EU4Innovation, Alpine Bees tani ka sisteme të automatizuara të monitorimit të koshereve dhe peshimit.
 
Një orë e gjysmë larg me makinë, Anjela mirëpriti të rinjtë në Vila Alpini në Razmë, një bujtinë komode e mbështetur nga projekti Rural You.
 
Për Anjelën, Vila Alpini është më shumë se një biznes; është një angazhim ndaj vendit të saj, duke siguruar që kjo zonë e bukur të lulëzojë dhe të ruajë identitetin e saj./ata