Të paktën 57 persona u vranë në një përleshje fisnore në Papua Guinenë e Re, njoftoi policia të hënën.

Njëri prej fiseve u zu në pritë nga anëtarë të armatosur të fisit tjetër në provincën më veriore Enga në zonën malore të vendit ishull.

Sipas të përditshmes "Post Courier", policia në qarkun Wapenamanda të provincës konfirmoi vdekjen e 57 personave që nga e diela.

Megjithatë, ABC News e Australisë raportoi se policia mbretërore e Papua Guinesë së Re përditësoi numrin e të vdekurve në 26.

Provinca ishte nën izolim për disa muaj vitin e kaluar për shkak të luftimeve fisnore në të cilat u vranë rreth 60 persona./aa