Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq (ICRC) njoftoi se 23 mijë persona janë të zhdukur si pasojë e luftës Rusi-Ukrainë e cila vazhdon që nga shkurti i vitit 2022 e deri më tani.
ICRC në një deklaratë me shkrim lidhur me personat e zhdukur tha se "Si pasojë e luftës Rusi-Ukrainë 23 mijë persona janë regjistruar si të zhdukur. Këto persona të zhdukur janë marrë peng, janë vrarë ose janë larguar nga shtëpitë e tyre".
Më tej bëhet e ditur se po zhvillohen punime për të zbardhur fatin e personave të zhdukur.
Kreu i Byrosë së Agjencisë Qendrore të Monitorimit të ICRC-së, Dusan Vujasanin tha se familjet kanë të drejtë të dinë se çfarë ka ndodhur me të afërmit e tyre të zhdukur.
Ai potencoi se kanë ndihmuar që mijëra persona të zhdukur të komunikojnë me familjet e tyre./aa