Kryeministri Edi Rama priti sot në takim ambasadorin britanik në Shqipëri, Alastair King-Smith.

Ambasada britanike në Tiranë bëri të ditur se, në takim u theksua partneriteti i palëkundur mes Shqipërisë dhe Mbretërisë së Bashkuar, duke përfshirë emigracionin e paligjshëm, ku Shqipëria mbetet një prej partnerëve britanikë më të rëndësishëm në rang ndërkombëtar.

Ata diskutuan mbështetjen e re të Mbretërisë së Bashkuar për Reformën e Drejtësisë dhe përpjekjet kundër korrupsionit, duke përfshirë Policinë e Shtetit Shqiptar, thekson Ambasada britanike.

Ata ranë gjithashtu dakord të vlerësojnë zgjerimin e partneritetit tregtar, si edhe në fushën e Mbrojtjes, nënvizon Ambasada./ata