Drejtoresha ekzekutive e Agjencisë Shqiptare të Zhvillimit të Investimeve (AIDA), Laura Plaku (Saro), mirëpriti në një takim ambasadorin e Mbretërisë së Holandës në Tiranë, Reinout Vos.
Fokusi i takimit ishte nxitja e bashkëpunimit për zgjerimin e investimeve holandeze në Shqipëri.
Gjatë takimit u diskutua mbi zhvillimin e sektorëve potencialë në vendin tonë dhe mundësitë konkrete që ofron secili sektor.
Ambasadori Vos shprehu interesin në rritje nga kompanitë holandeze për investime në Shqipëri.
Dy palët ranë dakord për bashkëpunimin në mbështetje të kompanive holandeze, si edhe organizimin e aktiviteteve të përbashkëta për njohjen reciproke të mundësive për investime./ata