Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili vijon denoncimet për Ujësjellësin në vend.

 

 

Nëpërmjet një postimi në Facebook, Vasili shkruan se ky është ‘një skandal i përmasave të frikshme’ dhe se askush nuk është në burg nga përgjegjësit, përveç se qytetarët, sakaq i drejtohet SPAK për të hetuar rastin.

 

Postimi i plotë i Vasilit:

 

SKANDALI!!

140 milion dollare energji e papaguar nga Ujesjellsat dhe askush nuk eshte ne burg, ndersa qytetaret po!!

Skandal i permasave te frikshme.

Plot 140 milion dollare borxh energji te papaguar kane Ujesjellsat ndaj OSHE-se.

Vetem brenda vitit 2022 borxhi eshte rritur me 20 milion dollare.

Ky borxh eshte principal pa kamat vonesat, pra bashke me to shkon akoma me shume.

UK Sh.a Durrës ka 4.93 miliard Lekë detyrime.

UK Vlora me 1.44 miliardë lekë,

Patosi me 860 milionë lekë,

Fieri me 770 milionë lekë

A jane drejtuar per vite te tera nga Edi Rama dhe te emeruarit e tij.

Keta deshtake dhe kusare kane edhe surrst e na flasin per suksese kur njk jane asgje tjeter pervecse nje bande kusaresh te paafte dhe pangopur ne grabitjet e tyre.

Edi Rama burgos qytetaret per 50 mije leke te vjetra energji te papaguar, OSHE ju pret dritat qytetareve se ka kaluar nje muaj vonese ne pagese.

Ndersa kjo baderdi shteterore ecen e pandeshkuar.

SPAK–u pse mbyll syte dhe veshet e nuk vepron?

Cfare presin më, 140 milion dollare borxhe per energjine dhe s’ka asnje pergjegjes, asnje te paditur.

Posi nuk kane turp qe flasin dhe pëllasin per Drejtesine e Re.

Pandeshkueshmeria e hajduterise se qeverise eshte i vetmi sukses i Drejtesise se Re