Lufta "per pastrimin e mbetjeve ne Shqiperi" te organizates FETO, të klerikut Fetullah Gylen, të cilën Ankaraja e akuzon për veprimtari terroriste dhe si përgjegjëse të grushtit të dështuar të shtetit në vitin 2016, ishte pjesë e diskutimeve që u zhvilluan të martën në mbrëmje, 20 shkurt në Ankara ku kryeministri Edi Rama ishte në një takim zyrtar me Presidentin turk Tayyip Erdogan./Shqiptarja

Jashtë selisë së PS-së i pyetur nga gazetarët Rama tha se janë mbyllur e do të vijojnë të mbyllet çdo institucion arsimor që nuk respekton ligjet. Gjatë përgjgjes Rama nuk përmendi ‘Gylen’ apo ‘Feto’ apo dhe Erdogan.

"Në Shqipëria janë mbyllur më shumë se kaq.  Janë mbyllur në bazë të rregullave dhe institucione që ju mund ti quani kështu apo ashtu por ata nuk kanë  qenë në përputhje me ligjin e republikës së Shqipërisë dhe do të vijojnë të mbyllen kudo qofshin e të kujtdoqofshin, e kushqofsh që u del në mbrojtje apo u vë etiketa të caktuara"