Protesta e deputetëve të opozitës në Parlamentin Europian në Strasburg do të mbahet më datë 23 tetor.

Burime për Euronews Albania bëjnë me dije se do të jenë mbi 40 deputetë të PD që do protestojnë. Ata do të kërkojnë sensibilizim dhe mbështetje për kauzat e opozitës.

Protesta do jetë gjatë zhvillimit të seancës plenare në Parlamentin Europian në Strasburg.

Përveç protestës, mësohet se deputetët e PD do të zhvillojnë takime me përfaqësues dhe anëtarë të Parlamentit Europian.

Protesta e fundit e opozitës u zhvillua në Tiranë më 7 tetor dhe erdhi si reagim pas dënimit me 1 vit burg dhe më tej arrestimit të ish-deputetit të PD Ervin Salianji lidhur me dosjen “Babale”./EuroNews