Kryeministri Edi Rama, njëkohësisht kryetar i Partisë Socialiste, do të mbledhë sot Asamblenë Kombëtare të PS-së.
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Blendi Klosi konfirmoi sot për ATSH-në se “takimi do të zhvillohet online”.
Klosi konfirmoi se mbledhja e Asamblesë Kombëtare të PS do të zhvillohet online në orën 17.30.
“Të nderuar anëtarë të Asamblesë Kombëtare të PS! Me kërkesë të Kryetarit të PS-së, ju njoftoj se në datë 21.02.2024, ora 17.30 do të zhvillohet mbledhja e Asamblesë Kombëtare të PS. Mbledhja do të zhvillohet sipas sistemit on line”, thuhet në një mesazh drejtuar anëtarëve të Asamblesë Kombëtare nga Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Blendi Klosi./ata