Konferenca e Kryetarëve u mblodh sot në drejtimin e Kryetares së Kuvendit, Lindita Nikolla për të shqyrtuar projektprogramin e punës së Kuvendit për periudhën 26 shkurt-5 prill 2024.

Në mbledhjen e sotme u shqyrtua po ashtu edhe projektkalendari i punimeve të Kuvendit për periudhën 26 shkurt-15 mars 2024.

Pas diskutimeve, Konferenca e Kryetarëve miratoi projektprogramin e punës dhe projektkalendarin e punimeve të Kuvendit, si dhe propozoi zhvillimin e seancave plenare në datat 4 dhe 7 mars 2024.

Gjithashtu, Konferenca e Kryetarëve miratoi Projektplanin e Veprimit për adresimin e rekomandimeve të raportit të Komisionit Europian për Shqipërinë 2023./ata