Ambasadori i Bashkimit Evropian në Tiranë, Silvio Gonzato zhvilloi sot një takim me kryetaren e Komisionit për Çështjet Evropiane, Jorida Tabaku dhe zëvendëskryetaren, Etilda Gjonaj.

Gonzato theksoi se, “Komisioni për Çështjet Evropiane luan një rol kryesor në vlerësimin e projektligjeve nëse përputhen me BE-në dhe në mbikëqyrjen e procesit të anëtarësimit të Shqipërisë në BE”.

“Kënaqësi të dëgjoja nga kryetarja Jorida Tabaku dhe zëvendëskryetarja Etilda Gjonaj se si Komisioni po përgatitet të luajë rolin e tij të plotë në hapat e ardhshëm të procesit të negociatave të anëtarësimit në BE, në një frymë bipartizane”, nënvizoi ai.

“BE është këtu për të mbështetur komisionin në detyrën e tij të rëndësishme”, u shpreh ambasadori i BE-së, Silvio Gonzato në një postim në rrjetet sociale./ata