Pika e grumbullimit Erjoni Agro, në Strum, Roskovec është një ndër eksportuesit kryesor të prodhimeve vendase në Evropë dhe më gjerë.
 
Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural Anila Denaj, tha se, “me një investim të mbështetur nga AZHBR, për ndërtimin e magazinës, makineritë për seleksionimin dhe paketim e produkteve, si edhe dhoma frigoriferike për ruajtjen e tyre, kjo pikë arrin të plotësojë standardet më të larta sipas kërkesave të eksportit”.
 
“Pikat e grumbullimit sigurojnë një lidhje të drejtëpërdrejtë të fermerëve me tregjet ndërkombëtare dhe përmes tyre është rritur prezenca e prodhimeve shqiptare në tregjet elitare me vlerë të lartë”, tha Denaj./ata