Shpenzimet kapitale për vitin 2023 paraqesin një realizim në masën rreth 118.9 miliardë lekë.

Sipas raportit të publikuar nga Ministria e Financave, krahasuar me vitin 2022, ky zë rezulton 6 për qind më i lartë, ose rreth 6.8 miliardë lekë më shumë.

Ndërkohë, shpenzimet e përgjithshme publike për vitin 2023, arritën në rreth 674.7 miliardë lekë me një realizim në masën 96.6 për qind të planit vjetor sipas Buxhetit Fillestar dhe 95.6 për qind të planit vjetor të ndryshuar përmes Aktit Normativ të 14 dhjetorit 2023.

Krahasuar me vitin 2022 shpenzimet e përgjithshme publike rezultojnë 3.6 për qind më të larta, ose 23.7 miliardë lekë më shumë.

Të dhënat tregojnë se niveli i deficitit për vitin 2023 rezultoi në masën 1.4 % të PBB-së, krahasuar me 3.7 % të PBB-së që ishte në vitin 2022.