Aeroporti Ndërkombëtar “Nënë Tereza” thyen përsëri rekordet, duke e nisur vitin me një shifër pasagjerësh që tejkalon për herë të parë në histori numrin e pasagjerëve të aeroportit të Beogradit.

Aeroporti i Tiranës ka shënuar rritje të jashtëzakonshme duke nisur me 2.9 milionë pasagjerë në vitin 2018 dhe duke e çuar në 7.2 milionë për vitin 2023.

Rritja e vazhdueshme e fluksit në TIA thyen në mënyrë të vazhdueshme rekorde, dhe këtë herë duke tejkaluar edhe aeroportin e Beogradit, që për vite me radhë ka mbajtur vendin e parë në Ballkan.

Në muajin janar të këtij viti për dhe nga aeroporti i Rinasit fluturuan 652 270 pasagjerë, ndërsa përmes aeroportit të Beogradit fluturuan 569 572 pasagjerë./ata