Në Durrës u çel dje zyrtarisht Konsullata e Republikës së Sllovenisë, kryesuar nga Konsulli i Nderit, Genci Likoskëndaj.

Në ceremoni morën pjesë përfaqësues nga trupi diplomatik, autoritetet lokale, fusha e biznesit, media, artistë e shumë të ftuar të tjerë.

Në fjalën e hapjes së mbajtur me këtë rast, ambasadori i Sllovenisë në Shqipëri, Peter Japelj vuri në dukje se Konsullata në Durrës përfaqëson një kapitull të ri në marrëdhëniet mes dy vendeve.

“Nuk kam asnjë dyshim se puna e konsullit dhe e konsullatës do të kontribuojë në thellimin e marrëdhënieve tashmë të shkëlqyera dhe miqësore mes Sllovenisë dhe Shqipërisë”, theksoi ambasadori Japelj.

Konsulli i Nderit të Sllovenisë në Shqipëri, Genci Likoskëndaj, gjatë fjalës së mirëseardhjes, shprehu kënaqësinë e tij për hapjen e Konsullatës së Nderit në qytetin e Durrësit.

“Konsullata e Nderit përfaqëson një hap përpara në drejtim të forcimit të bashkëpunimit mes Sllovenisë dhe Shqipërisë”, tha Likoskëndaj.

I pranishëm në këtë ceremoni ishte edhe nënkryetari i bashkisë së Durrësit, Elio Jani, i cili çmoi hapjen e Konsullatës së Nderit të Sllovenisë dhe e konsideroi atë si vlerë të qytetit, në
shërbim të rritjes së mëtejshme të turizmit në qytetin bregdetar.

Konsullata e Nderit do të shërbejë si urë lidhëse mes Shqipërisë dhe Sllovenisë dhe do t’i mbajë dyert e hapura çdo lloj mbështetjeje për shkëmbimet reciproke në të gjitha fushat, lehtësimin e tregtisë dhe rritjen e pratneritetit ekonomik dhe kulturor mes dy vendeve.