Mundja kuqezi dhuroi spektakël në Europian, duke u kthyer në Shqipëri me dy medalje, ari dhe te argjende. Kjo paraqitje fantastik shton më shumë besimin se mundja mund të sjell për herë të parë në histori një medalje Olimpike. Presidenti i Federatës Shqiptare të Mundjes, Sahit Prizreni, në një intervistë për Neës24 u duk mjaft optimist për të ardhmen. Ai theksoi se prurjet nga jashtë do të vijojnë, teksa bëri me dije se afrimi më i ri është rusi  Cherman Valiev. Në intervistën e tyre për moderatorët Trevisa Tufa, dy mundësit kuqezi, Duadaev dhe Abakarov premtuan së në Paris shkojnë për medalje.

-Sahit, dy medalje, ar dhe argjend, e prisje këtë paraqitje në Evropian?

Së pari të falënderoj ty. Sa i takon medaljeve, besoj ka qenë mënyra më e mirë për të nisur vitin, një nisje shumë e rëndësishme. Ta nisësh kështu është mjaft mirë. Është një gëzim, po e përjetojmë ende atë emocion.

-Në fakt prisnim ar nga Abakarov, por shpërtheu Dudaev…

Duke u mësuar me Zelim si kampion bote apo si nnë-kampion Europe, unë dua të theksoj një detaj. Duke qenë se Zelim është kualifikuar dhe garon në peshat 57 kg, ai është kampion bote në 57 kg, ne jemi nëkampion Europe në 61 kg. Në vetvete ai është një kampion për mua, të garosh një peshë më sipër është mjaft e vështirë. Ne prisnim Zelimin sepse nuk ishim mësuar me Islamin, por që iu them që duhet të mësohemi edhe me Islamin. Kemi kualifikime të rëndësishme. Jam i bindur se do t’ia dalim të kapin normën olimpike.

-Në vitet fundit, me dyshen Abakarov-Duadev, Shqipëria po thyen çdo tabu, Botëror, Evropian. A do të vijoni me këtë trend, do vijoni të natyralizoni mundësa të huaj?

Sa pyetje e mirë dhe  e vështirë. Ardhja e djemve në Shqipëri i ka bërë mirë mundjes, sportit dhe Shqipërisë. Dy djem të përkushtuar, mjaft të apasionuar. Para pak ditësh kemi marrë një mundës jashtëzakonisht të talentuar dhe të mirë, bëhet fjalë për Cherman Valiev. Vjet u shpall kampion i Rusisë. Uroj që Chermen të jetë pjesë e jona në aktiviteti ne radhës, në Baku të Azerbajxhanit.

-Ku dëshironi të arrini? Kush është limiti?

Unë do bëj një krahasim. Mundja nuk ka limite, mundja ka gjithmonë diçka për të bërë. Ky është synimi i Saidit dhe Federatës. Duam të shtrijmë mundjen në çdo qytet apo shkollë. Si asnjëherë më parë do të organizohet kampionati botëror me 4 peshat jo-olimpike.

-Është një pyetje që e kemi bërë shpesh, sa shanse ka Shqipëria të fitojë medalje Olimpike në Paris? Kush do e fitojë Abakarov apo Duadev?

Mendoj se djemtë na kanë bërë të ëndërrojmë. Jam i bindur se me prurjen e re, do të bëjmë mirë. Kam besim se do të sjellim 3 medalje olimpike, me ndihmën e zotit. Uroj që të jenë nga ato më të mirët. Djemtë janë të vendosur për të arritur rezultate.

-Dudaev, medalje ari, kampion Evropë, e kishe menduar ndonjë herë këtë sukses?

 

Për mua Kampionati Europian ishte shumë I rëndësishëm, sepse nuk kisha arritur kurrë një rezultat kaq të mirë. Unë kam patur shumë vështirësi gjatë karrierës time. Madje të jem I sinqertë kam menduar të tërhiqem, por miqtë e mi më kanë motivuar gjithmonë. Jam shumë I lumtur që arrita të fitoja dhe të shpallesha kampion Europe përballë një kundërshtari kaq të vështirë.

 

-Çfarë ndjesie ishte të festoje me flamurin kuqezi?

Jam shumë mirënjohës. Ne jemi pritur shumë mirë në aeroport dhe i jam falënderues të gjithë shqiptarëve për këtë mikpritje kaq të ngrohtë. Nuk mund ta shpreh me fjalë, por ju jam mirënjohës.

-Cili është objektivi juaj më i madh, ku dëshiron të arrish?

 

 

Synimi tjetër është të kualifikohem në Lojërat Olimpike që do të zhvillohen në Paris. Shpresoj që të marr një medalje olimpike dhe të mbyll karrierën time ën mënyrë të shkëlqyer.

ABAKAROV

-Abakarov, sërish nën kampion Europe, i mërzitur apo i gëzuar?

Të them të drejtën jam pak I mërzitur, pasi është hera e dytë që mar një medalje të argjend. Jam I trishtuar që nuk munda të fitoj, por pa diskutim që jam i lumtur për rezultatin e marrë në përgjithësi.

-Në pak vite keni fituar medalje ari në botëror, dy herë nën kampion Europe. A je i kënaqur me zgjedhjen që ke bërë, pra të përfaqësosh Shqipërinë?

Dy vite më parë fitova një medalje të artë në Botëror dhe më pas u shpalla dy herë nën kampion, duke humbur dy finale. Megjithatë jam I lumtur që mora një medalje të argjend.

Ne të gjithë presim medalje në Olimpiadë, është realisht e mundur?

Unë kam besim se do të marr një medalje në olimpiadë, ky është qëllimi minimal. Ndërsa synimi maksimal është të fitoj medalje të artë.