Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha komentoi sot 2-vjetorin e luftës në Ukrainë në një intervistë të dhënë për median, ku është pyetur edhe për çështje të tjera të aktualitetit politik brenda vendit.
Basha tha se mbështetja për Ukrainën duhet të vazhdojë deri në fitoren e saj pasi, sipas tij, fitorja e Ukrainës nuk është thjesht triumf i saj, por është triumfi i demokracive mbi autokracitë.
Në këtë kuadër, vijoi Basha, ka një sërë hapash që duhen hedhur nga çdo vend. Shqipëria, sipas tij, me mundësitë e saj duhet, jo thjesht të linjëzohet me qëndrimet e NATO-s, por të jap kontributin e saj.
Ky kontribut, tha Basha, nuk janë vetëm qëndrimet politike, por edhe marrja e masave që agresioni rus, tentativat ruse për të krijuar fronte të reja, siç është Ballkani Perëndimor, Shqipërinë ta gjejë të përgatitur.
Basha u shpreh I privilegjuar që në emër të Shqipërisë dhe si raporter në Këshillin e Europës mund të japë kontribut për një hap shumë të rëndësishëm që është privimi final i Rusisë nga aksesi në asetet e Federatës Ruse të gjendura jashtë juridiksionit saj përmes konfiskimit të aseteve.
Basha tha se është emocionuese dhe prekëse rezistenca e ukrainasve, jo vetëm Forcave të Armatosura të Ukrainës, bijve dhe bijave në uniformë që luftojnë kundër agresionit rus, por vetë qytetarëve të Ukrainës.
I pyetur për situatën në Kosovë, Basha tha se rreziku është teorik.
“Në Banjskë u tentua as më pak as më shumë se sa skenari Krimesë që përmes forcave paraushtarake të pajisura, të trajnuara të financuara në vendin fqinj, Republikën e Serbisë të zaptohej me dhunë një pjesë e territorit, të goditeshin institucionet ligjzbatuese, si rezultat i të cilës së paku një efektiv, Bunjaku humbi jetën në krye të detyrës dhe të imponohej de fakto pra, një ndarje e territorit të Republikës së Kosovës”, komentoi Basha.
Nga aktet tregohet, sipas tij, që ka një plan tjetër dhe që me rastin më të parërë serbia, duke përfshirë edhe aspektin e armatimit, riarmatimit saj, përbën një rrezik për paqen dhe stabilitetin në rajonin tonë.
Në këtë situate, tha Basha, kjo është arsyeja pse ka propozuar që qoftë në nivelin strategjik, qoftë nivelin praktik, jo të forcohen kapacitetet e sigurisë kombëtare të Shqipërisë, të cilët janë në një pikë shqetësuese, por t’i ofrohet ndihmë financiare ushtarake dhe Republikës së Kosovës, natyrisht në koordinim edhe me ndihmën dhe me aspekte të tjera të mbështetjes që jepen nga partnerët strategjikë nga NATO dhe nga KFOR.
Basha theksoi se një nga dobësitë më shqetësuese për Shqipërinë dhe vende si Shqipëria në rajonin tonë vijnë edhe nga korrupsioni.
Në lidhje me skenarë të mundshëm rishikimi kufijsh në rajon, Basha tha se futja në Bashkimin Europian pamundëson agjenda të tilla, sepse vendet anëtare të BE-së kufijtë praktikisht i kanë inekzistent, por bie domethënia e kufijve.
Basha u ndal edhe tek parametrat e forcave të armatosura, duke vënë nëdukje se gatishmëria ushtarake nuk ka evoluar me kërcënimet ndaj sigurisë tonë kombëtare, ku përfshihet dhe kërcënimet ndaj integritetit territorial të Republikës së Kosovës apo republikë së Maqedonisë së Veriut. Ai shpjegoi se ka propozuar tjetër qasje edhe strategjinë e sigurisë kombëtare./ata