Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj priti në një takim përfaqësuesi i UNICEF Albania, Murat Sahin.
Nën moton “Çdo minutë ka rëndësi për fëmijët”, Veliaj dhe Sahin u angazhuan në diskutime lidhur me partneritetin e vazhdueshëm për të çuar përpara axhendën për fëmijët dhe të rinjtë.
“Siguria kibernetike, ‘bullizmi’ në internet dhe fuqizimi i të rinjve ishin vetëm disa nga çështjet e trajtuara.
Presim me padurim të adresojmë bashkarisht të gjitha sfidat me të cilat përballen fëmijët dhe të rinjtë në Tiranë”, tha Veliaj./ata