Të paktën 14 persona u vranë në një sulm të dyshuar terrorist në një xhami në lindje të Burkina Fasos, njoftoi të hënën organi islam i vendit.

Sulmi ndodhi të dielën në qytetin Natiaboani, në të njëjtën ditë që persona të armatosur vranë më shumë se 10 besimtarë në një kishë katolike në veri.

"Persona të paligjshëm kryen sulme të neveritshme pa dallim dhe qyqare në një xhami në Natiaboani. Ndër të vrarët është edhe kryeimami dhe disa besimtarë", tha në një deklaratë Federata e Shoqatave Islame të Burkina Fasos.

Federata i dënoi "fuqishëm këto akte barbare të pajustifikueshme". Natiaboani ndodhet në rajonin lindor të trazuar ku thuhet se veprojnë grupe të shumta të armatosura.

Po atë ditë, të paktën 15 persona u vranë nga njerëz të armatosur gjatë meshës të së dielës në Essakane, në veri të Burkina Fasos.

Vendi i Afrikës Perëndimore është duke luftuar një kryengritje që u përhap nga Mali fqinj gjatë dekadës së fundit, e cila ka çuar në dëbimin e mijëra njerëzve nga shtëpitë e tyre./aa