Agroindustria shënoi rritjen më të rëndësishme të eksporteve bujqësore për muajin janar 2024, krahasuar me nënsektorët e tjerë.
Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj bëri të ditur sot se eksportet e sektorit të agroindustrisë shënuan rritje prej 24.2% në sasi dhe 10% në vlerë, gjatë muajit janar.
Vetëm në muajin e parë të vitit 2024-ës vlera e eksporteve të produkteve agroushqimore, arriti 1.8 miliard lekë.
Eksportet shkuan kryesisht drejt tregjeve të Italisë dhe Greqisë.
“Vëmendja e politikave tona mbështetëse është e drejtuar te agroindustria, me objektivin për të rritur peshën e tij në 50% të eksporteve totale bujqësore”, u shpreh ministrja./ata