Prokurori Abaz Muça emërohet përkohësisht kryetar i Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër. Këshilli i Lartë i Prokurorisë, i mbledhur sot ka vendosur emërimin e përkohshëm për një afat 3-mujor të Muçës në krye të Prokurorisë së Dibrës.

Mbledhja e zhvilluar ishte “urgjente” për shkak se ish-kreu i Prokurorisë së Dibrës u shkarkua nga vetingu me vendim të Komisionit të Posaçëm të Apelimit./ata